Orari-Ramazanit-2015-UlqinMuaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e enjte më 18 qershor 2015. Me këtë rast të gjithë besimtarëve të besimit islam i’u dëshirojmë agjerim të lehtë.

Me këtë rast edhe kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka i ka dërguar një  telegram urimi Kryeimamit të Ulqinit Ali efendi Bardhi  dhe besimtarëve të besimit islam  me rastin  e fillimit të  Muajit  të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e urimit ndër të tjera   thuhet  se Muaji i Ramazanit  është ndër  obligimet  më fisnike  në të  cilën  kultivohen  vlera  njerëzore dhe humane ,  toleranca , respekti  i ndërsjelltë dhe  dashuria  midis njerëzve.

Duke uruar që  ky muaj  i shenjtë të pasqyrojë  në mënyrë të denjë  bindjen fetare  dhe sprovën  për  tiu  përkushtuar  lartësimit  shpirtërorë, kryetari  Gjeka  uron që Muaji i Ramazanit  të gjejë  familjet  tona  në  harmoni, mirëqenie, lumturi  dhe dashuri.

Poashtu, më rastin e muajit  madhërishëm të Ramazanit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve të gjithë besimtarëve të Fesë Islame i përgëzon përzemërsisht për këtë muaj të madhuar, duke i uruar paqe, shëndet dhe mbarësi.

Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet tona dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.

Allahu na i pranoftë namazet tona, agjërimin tonë, Allahu i shumëfishoftë sadakatë tona dhe i pastroftë zemrat tona!

Urojmë që paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut të jetë mbi ju dhe familjen tuaj!

Urime muajin e bekuar të Ramazanit, agjërim të lehtë dhe Allahu ju bekoftë me të gjitha të mirat!, përfundon urimi i  Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Më poshtë mund të shikoni orarin e agjerimit për Muajin e Ramazanit. Vaktia e Ramazanit është marrë nga imami Senad Maku të cilën mund ta shkarkoni falas.

Orari-Ramazanit-2015-Ulqin

 

By admini

One thought on “Urime për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit – Ja orari i agjerimit (foto)”
  1. Urime per hyrjen ne Ramazan. Ju ndihmofte zoti. Te vetmen lutje kemi mos e ngritni zerin 5-6 herte ne dite aqe lart. Per vehten jo per te tjeret. Muzika e larte ndalohet ne mbramje dhe ne mengjez. Plua ne qytet. Zoti ndegjon edhe kure te cosh mendje te Ai.

Comments are closed.