liga-qytetare-shqiptaro-amerikaneSpeciale nga Beqir SINA – New York

BIG APPLE MANHATTAN NYC : Më 14 Qershor 2015, në një nga hotelet luksoze të Manhattanit,dhe më i madhi në qytet në Grand Hyatt Hotel, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me president z. Xhozef DioGuardi,  festoi 25 vjetorin e krijimit të saj. Ku mes të qindra të ftuarve, folën e përshëndetën senator dhe kongresmen amerikan.

Folës kryesorë të kësaj mbrëmje madhështore ishte miku i shqiptarëve. ish kandidati për President të SHBA, Senatori republikan i Arizonës John McCain. Mbrëmjen festive të 25 vjetorit të krijimit e përshëndeti edhe senatori i Nju Jorkut, i njohur për lidhjet e tija të mira me shqiptarët Charls Schumer dhe Kongresmeni Jerold Nadler, ambasadori Ferit Hoxha, e të tjerë.

Nga vendlindja i ftuar ishte Kryetari i Komunës së Strugës, zoti Zijadin Sela udhëheqës i lëvizjes për Reforma në PDSH.

dër personalitetet që nderuan këtë mbrëmje Gala në zemër të Nju Jorkut, me pjesmarrjen e tyre në këtë përvjetor të 25-të, ishin edhe Rabbi Joe Potasnik, Ambasadori Ferit Hoxha, nga Misioni i Përsherëshëm i Shqipërisë në OKB,  senatori demokrat Charls Schumer, Kongresmeni Jerold Nadler, kongresmenia Grace Mang.

Të dy Hymnet kombëtare të të dy shteteve SHBA dhe Shqipërisë u përcollën nga Tenori i talentuar shqiptar Kreshnik Zhabiaku, duke u prezantuar nga Shily Klojes – DioGuardi, ndërsa  argëtojë me disa pasazhe muzikore të burimit folklorik shqiptar Grupi Muzikor i Bashkimit Kombëtar, i drejtuar nga Gjergj Devukaj.

Bekimi i Darkës është bër nga Imam Rifat Latifi.

Ndërsa e moderoi dhe e udhëhoqi këtë mbrëmje gala – vetë kryetari i Ligës , Xhozef DioGuardi, Gjatë mbrëmjes u shfaqen disa her pjesë dokumentaresh sidmos duhen veçuar ato që parqesinin dëshmit e bëra në Kongres, rreth çështjes dhe problemeve shqiptare, nga Shirli DioGuardi Këshilltare Çështje Ballkanike, dhe Joe DioGuardi. Kurse nëpërmjet një foto albumi fotografik (slideshow) u shfaq rruga 25 vjeçare e rolit dhe kontributit të anëtarëve të LQSHA, demostratat, dhe protestat , takimet me presidentët e SHBA, senator dhe kongresmen, lufta e tyre për demokratizimin e Shqipërisë, në rënjen e komunizmit, luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, atë të UÇMB-së në Luginën e Preshevës, luftën e 2001 në Maqedoni dhe përpjekjet e shqiptarëve në Mal të Zi e Çamëri për të drejtat e tyre.

liga-qytetare-shqiptaro-amerikane

Si dhe pa harruar u tregua nëpërmjet fotografive angazhimi i Ligës Qytetare me në krye Xhozef DioGuardi dhe Shirli Klojes – DioGuardi, të cilët së bashku me komunitetin shqiptarë në SHBA-në, kan punuar dhe ndihmuar në dhënjën fund të spastrimit etnik në Kosovë, nga regjimi i Slobodan Milosehviqit, dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Në mesin e të pjesëmarrësve të shumtë e pranishme në përvjetorin e 25-të të Ligës Qytetare ishte edhe kryesia e Federatës Panshqiptare e Amerikës VATRA, me në krye Kryetarin e saj dr Gjon Buçaj, si dhe disa shoqata dhe organizata të komunitetit, nga Nju Jorku, Kenektiket, Nju Xhersi, Çikago, Detroiti,Uashingtoni, Kalifornia, Florida, Dallasi, Karolina e Veriut, Uinskonsin e tjer.

Kjo mbrëmje Gala në Nju Jork, u mbajt për të nderuar punën dhe kontributin e jashtëzakonëshë për çështjen shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Preshëve, Bujanovc, Medevegje, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, dhe diasporë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e themeluar dhe e udhëhequr 25 vjet më parë nga ish kongresiti republikan e Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi. Një arbereshë, ky i cili përket atyre shqiptarëve të jugut të Italisë të cilët emigruan në Amerikë, por ruajtën prejardhjen e tyre me gjak shqiptar.

Në këtë darkë gala u tha se në një cerek shekulli, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën drejtimin e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka shërbyer si një avokate e sprovuar në Uashington dhe Nju Jork, një zë i fortë në mbrojtjen e Çështjes Shqiptare dhe forcimin e lidhjeve të shqiptarëve me komunitetet e tjera përfshirë atë hebraikë.

Nga vetë pjesëmarrja u tregua mbrëm në Hayt Hotel në Nju Jork, se Shqiptarët e Amerikës pa dallim  dhe ata të vendlindjes i janë edhe sot pas 25 vjetëve, mjaft mirënjohës Ligës për atë cfarë ka bërë për cështjen shqiptare, Xhozef DioGuardit,dhe zonjës së tij Shirly Cloyes – DioGuardi, të cilët së bashku me kontributin e madh të Bordit të Drejtorve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituan admirimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, me rastin e 25 vjetorit të krijimit të saj ka nderuar me anë të Çmimit “Paqe në Ballkan”, i cili jepet , nga LQSHA, duke shprehur me këtë rast mirënjohjen e tyre, të thellë dhe pa rezerva, ndaj senatorit amerikanë, mik i shquar i shqiptarëve në Amerikës : ish kandidatin për President të Shteteve të Bashkuar , senatorin republikan John McCain , dhe Ronald Rettner President i Korporatës Rettner Management dhe filantrop amerikan.

Çmimi “Paqe për Ballkanin”

Ndërkohë, Çmimin “Paqe për Ballkanin”: Tre shqiponja prej alabastri të gëdhendura në Shqipëri, nga skulptorët shkodranë, ku ç’donjëra prej tyre qëndron krenare mbi një copë dru qershie, që shërben si bazë dhe mban të gdhëndur një kushtim në formën e mbishkrimit “Albanian American Civic League – Balkan Peace Award – June 10, 2015”.
(Një reportazh më të zgjeruar do të ndiqini në vijim……..)

By admini