Ditën e hënë, 15.6.2015, është grumbulluar përfaqësuesja e basketbollit e Malit të Zi e moshës U15. Sipas fjalëvë të trajnerit dhe përzgjedhlësit të këtij ekipi Zoran Gllomaziq, kjo ditë paraqet fillimin e stervitjeve të këtij ekipi që do të zgjasin deri me 30 qershor dhe do të mbahen në qytetin e Tivtit.
Në këtë listë bie në sy edhe prezenca e Haris Karamanagës, një djalë shumë të talentuar nga qyteti i Ulqinit.
Karamanaga është i moshës 14 vjeçare dhe sipas specialisteve të basketbollit bëhet fjalë për një talent të vertet. Karakteristikë e lojës së tij paraqet udhëheqja e topit si dhe preçizioni i lartë në gjuajtje.
Karrieren e tij sportive e ka filluar në klubet e Ulqinit por që shpërthimin e vertet e ka pasur në sezonin 2014/2015 pas kalimit të tij në klubin e basketbollit Mediteran nga Tivari i cili udhëheqet nga ish basketbollisti i njohur malazez Ranko Çarapiq.
Më poshtë mund të shikoni një sekuence nga stervitja e tij individuale pak ditë para grumbullimit të tij në përfaqësuese e Malit të Zi.