Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka drejtuar një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët e krishterë, duke theksuar rëndësinë e harmonisë, solidaritetit dhe vlerave njerëzore që kjo festë mbart me vete.

“Për shumë vjet Pashkët!”, uroi Nimanbegu, duke shtuar: “Le të sjellë kjo Festë e shenjtë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin, lumturi në gjirin e familjes si dhe për të dashurit tuaj, kudo ku jeni!”, shkruan Ulqini Online.

Ai nënvizoi se festa e Pashkëve është një moment reflektimi dhe afërsie, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë qytetarët, duke përçuar vlera universale të respektit dhe bashkëjetesës.

Në përfundim të urimit të tij, kryetari Nimanbegu shprehu dëshirën që kjo ditë e shënuar të sjellë gëzim dhe mbarësi në çdo familje.

Festa e Pashkëve, një ndër datat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, festohet me devotshmëri nga besimtarët në mbarë botën, përfshirë edhe komunitetin e krishterë në Ulqin, që ruan dhe kultivon tradita të pasura shpirtërore dhe kulturore.

By admini

Leave a Reply