Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit do të organizojnë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes të doktorit të parë të veterinës në Komunën e Ulqinit, Ruzhdi Hasanaga. 

Ai shërbeu për më shumë se 40 vite në këtë fushë, duke u bërë një figurë shumë e respektuar për kontributin e tij në mjekësinë veterinare dhe ndihmën që ofroi komunitetit të tij. Përveç punës së tij profesionale, ai ishte një mbrojtës i kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke lënë gjurmë të rëndësishme në këtë drejtim. 

Ora përkujtimore do të mbahet të premten, më 3 janar 2025, në orën 18.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. 

By admini