Nga Ismet Karamanaga*

In Memoriam : Ruzhdi HASANAGA

Të premten, më 27.12.2024, në moshën 87 vjeçare ndërroj jetë Ruzhdi Hasanaga, njëri ndër më të njohurit në fisin e madh Hasanaga të Ulqinit.

Ishte ky një njëri i veçantë dhe i rallë i cili mbi 40 vite ka punuar në Ulqin dhe në rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha, të pashlyera në popull, si mjek dhe veteriner me fame të madhe, por edhe në shkencë në veçanti pas përurimit e librit të tij me titull, “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”.

Me një pasion të madh dhe me një përkushtim të veçantë mbi 40 vite, Ruzhdiu ka grumbulluar thesarin popullor, fjalët e urta popullore dhe fraza të cilat ende sot përdoren në gjuhën tonë të bukur.

Rrugëtimi nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka legjenda, anekdota dhe tregime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini me rrethinë i ka legjendat dhe tregimet e veta gojore, fjalë të urta dhe terma që pak më rrallë mund t’i hasim në gjuhën e përditshme.

Fjalori dhe frazeologjia e përmbledhur e këtyre termave është unike dhe e rrallë. Këtë punë e bëri Ruzhdi Hasanaga, duke punuar dhe njëkohësisht duke shënuar.

Është mirë që një punë e tillë, do të mbesë përgjithmonë e shkruar për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Prandaj, edhe një respekt i veçantë, një mendim modest nga autori i këtij shkrimi, kushtuar këtij intelektuali të rrallë.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë askush tjetër dhe kjo do të mbesë për t’u lavdëruar dhe respektuar.

Ruzhdiu ka gëzuar gjithmonë respekt të veçantë tek e gjithë popullata e Ulqinit dhe rrethinës, në veçanti në kohën kur ka qenë aktiv.

Qëndrimi dhe sjellja e tij, fjalët e ëmbla, buzëqeshja dhe mënyra e trajtimit dhe e zgjidhjes së problemeve me të cilat janë përballur qytetarët tanë, sidomos në fshatrat e rrethinës së Ulqinit, e ka ngritur punën e tij në një nivel të lartë.

Ruzhdiu, gjithmonë ka gëzuar një respekt të madh nga të gjithë populate e Ulqinit dhe rrethinës.

Është mirë që një punë e tillë, e bërë nga tashmë i ndjeri Ruzhdi Hasanaga, do të mbesë përgjithmonë e shkruar për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Unë do të shtoja se Ruzhdiu e arriti këtë qëllim dhe pa dyshim ky libër, por edhe shkrimet të tjera të shkruar në revista të shumta, gjithmonë do të jenë një burim për studiues të gjuhës dhe thesarit tonë popullor.

Ky njeri i jashtëzakonshëm ka treguar shpeshherë se të gjitha këto i ka bërë për kënaqësi shpirtërore.

Prandaj, edhe një respekt i veçantë, një mendim modest nga autori i këtij shkrimi, kushtuar këtij intelektuali të rrallë.

Të gjithë ne kemi njohur Ruzhdiun si një njeri të qetë, modest, një njeri i cili nuk e ka ngritur zërin asnjëherë.

Ruzhdiu gjithmonë ka qenë i pashëm, i veshur në mënyrë elegante, markant dhe i komunikueshëm. Të gjithë anëtarët e fisit Hasanaga janë të mirë, të veçantë, mirëpo Ruzhdiu është dalluar , ishte ky një zotri në kuptim të plotë të kësaj fjale, ishte i jashtëzakonshëm dhe i rrallë.

Dhe në fund të këtij shkrimi, unë shkruaj dhe flas me një pietet të veçantë për Ruzhdi Hasangën. Ngushëllime familje se tij dhe të gjithë të afërmve të fisit të madh të Hasanagëve.

Ai do t’i mungojë më së pari familjes së tij, por edhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

Ta kujtojmë dhe mos ta harrojmë kurrë pasi që ai pa dyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë të lavdishme.

Lusim Zotin të plotëfuqishëm që njeriut të ndershëm, Ruzhdi Hasangës t’i dhurojë mirësitë që i përgaditi për robërit e tij kaq të mirë.

Inshallah shpirti i tij gjen prehje në xhenet.

Rahmet paste.

/*Marrë nga faqja e autorit në facebook/

By admini

Leave a Reply