Ditën e premte në ambientet e hotelit Mediteran në Ulqin, Komuna e Ulqinit ka ndarë shpërblime për punëtorët më të mirë të organizatave dhe institucione të ndryshme të qytetit tonë.

Në listën e madhe e më të mirëve bie në sy shpallja e punëtori më të mirë të institucionit më të rëndësishëm në qytetin tonë, Shtëpisë së shëndetit në Ulqin. Në këtë mënyrë, doktori i njohur i qytetit tonë, dr. Selim Ismaili është shpallur si punëtori më i mirë i këtij institucioni, shkruan Ulqini Online.

Dr. Ismaili është mjek specialist i njohur  i radiologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ai ka qenë një ndër nxënësit më të mirë në Shkollën e Mesme të Ulqinit, pastaj edhe një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, kurse specializimin e ka kryer në Zagreb. Gjatë viteve 1998-2003 ka ushtruar detyrën të drejtorit të Shtpisë së shëndetit të Ulqinit.

Karrierë e bagatshme dhe shpërblim më së i merituar për dr. Selim Ismailin.

By admini

Leave a Reply