Gjatë vikendit të fundit në Luxemburg u zhvillua premier liga ndërkombëtare në sportin olimpik të Taekwondo-së, niveli G/E i cili ka të bëjë për grumbullimin e pikëve që shërbejnë për ranglistën botërore. Ky aktivitet i Taekwondo-së grumbullojë mbi 1200 sportista nga 61 vendet e botës, kështu mësohet nga KT Ulqini.
Taekwondo Ulqini u paraqitë me 4 sportist: Enes Dushku, Arta Ismailaga, Rijad Dervishi dhe Amella Nuti
Sportisti më i sukseshëm ishte Enes Dushku i cili arriti deri në finale të këtij niveli. Gjatë rrugës deri në finale Enesi arriti të fitoj kundër sportistëve nga Norvegjia, Gjermania dhe Britania. Në ndeshjen në finale kunder sportistit nga Turqia Dushku humbi ndeshjen në 4 sekondat e fundit. Me këtë rezultat Enesi fitoi medaljen e argjendit dhe pikë të vlefshme për ranglistën botrore.
Me medalje të bronzit u kurorzua sportisti Rijad Dervishi dukur fituar kundër sportistëve nga Gjermania, Franca ndërsa ndalet në ndeshjen e tretë kundër sportisit nga Belgjika i cili ishte edhe numri 1 i kësaj kategorie. Me këtë paraqitje Rijadi fiton medaljen e bronzit.
Sportistet Amella Nuti dhe Arta Ismailaga u ndalen në ndeshtjet e para kundër Francës dhe Belgjikës.