
Kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu priti në vizitë zyrtare koordinatoren Nona de Jonge nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Kryetari Nimanbegu njoftoj znj. De Jonge mbi aktivitetet dhe qëllimet e partisë në nivel lokal dhe qendror, pozitën e partive politike të pakicave në Mal të Zi, thuhet në kumtesen e Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.
Në takim është diskutuar mbi gjendjen lokale dhe mjedisin ndëretnik siç është Mali i Zi, me theks të veçantë ndikimi i ngjarjeve rajonale në shoqëritë e vendeve të Ballkanit.
Poashtu është folur mbi Ligjin zgjedhor i cili në fakt nuk është mjaft afirmativ dhe në shumë raste nuk përfaqëson denjësisht pakicën kombëtare shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi.
Kryetari Nimanbegu falënderoi për vizitë znj. De Jonge dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen, përfundion kumtesën Forca e Re Demokratike.