Me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi projekt-rezolutën për Srebrenicën, shkruan Ulqini Online.
Mali i Zi votoi pro.
Për gjenocid dhe krime në lindje të Bosnjë dhe Hercegovinës në vitin 1995, më shumë se 50 udhëheqës ushtarakë dhe civilë të entitetit të Republika Srpska u dënuan me më shumë se 700 vjet burg. Serbia e kundërshtoi fuqishëm këtë dhe kishte nis një ofensivë të madhe diplomatike kundër rezolutës.
Propozimi për një rezolutë për një nga krimet më të mëdha në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dënon, ndër të tjera, mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e të dënuarve për krime lufte. Serbia dhe entiteti boshnjak Republika Srpska kanë mohuar vazhdimisht se është kryer gjenocid në Srebrenicë.