Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka shkarkuar tre sekretarët të sekretariatreve nga Forca, partia e cila së bashku me Lëvizjen e tij Qytetare URA është ende në pushtet në komunën më jugore të Malit të Zi.
Bajraktari ka konfirmuar për “Vijesti” se dje ka shkarkuar tre sekretare, pa i përmendur ata, transmeton Ulqini Online.
“Tre sekretare janë caktuar në pozita të tjera që përputhen me formimin e tyre profesional. Sot kam pasur një bisedë me ta dhe gjithçka ka ndodhur në një atmosferë të drejtë”, tha Bajraktari.
“Vijesti” mëson se janë liruar nga detyra sekretari për investime Minir Karamanaga, sekretarja për vetëqeverisje lokale Mirjeta Gjoni dhe sekretari për ekonomi dhe zhvillim ekonomik Arbin Çapriq.