Ilustrim
Lajmi i ditës së djeshme ku kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari kishte shkarkuar tre sekretarët të sekretariatreve që vinin nga radhët e Forcës së Re Demokratike, partia e cila së bashku me Lëvizjen e tij Qytetare URA bënin pushtet në komunën tonë, habiti opinionin e gjërë.
Pas një dyvjeçari të punës relativisht të mire në komunë, dhe kjo për meritë pak a shumë të të gjithë pjestarëve të koalicionit qeverisës, shkarkimi i kuadrove të një subjekti politik, nuk la shije të mire. Kjo e rëndon situatën edhe më shumë nëse merret parasysha fakti se ishin deçizive pikërisht votat e Forcës që bënë të mundur zgjedhjen e Omer Bajraktari nga Lëvizja Ura për kryetar të Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Sipas marëveshjes paszgjedhore në mes Koalicionit ‘’Fillimi i ri’’ dhe Forcës, në muajin qershor të ketij viti do duhej të vinte deri të rotacioni në pozitën e të parit të komunës sonë.
Kujtojmë se me 3 qershor 2022 Omer Bajraktari u zgjodh në poztiën të cilin e mban akoma edhe sot dhe për këtë votuan këshilltarët e koalicionit të tij së bashku me ata të Forcës.