Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite, shkruan Ulqini Online.
Në lidhje me votimin e sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka reagur kryetari i Forcës së Re demokratike Genci Nimanbegu duke falenderuar deputetin Boris Mugosha, vota e të cilit ishte e vetme pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
”Përshendes votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila sonte votoi PRO anëtarësimit të Kosovës në KE. Uroj që Kosova përfundimisht të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës në maj të këtij viti.
Fatëkeqësisht shumica parlamentare në Mal të Zi nuk dha asnjë votë për Kosovën.
Falenderoj deputetin Boris Mugosha, që është para opozite, Kosova fitoi vetëm një votë pro nga Mali i Zi!”, shkruan Nimanbegu në rrjetin social.
Kujtojmë se z. Mugosha vjen nga partia opozitare Socialdemokratet.
Sa i përket votave tjera nga Mali i Zi, kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ishte ishte Maja Vukiçeviq nga Partia Popullore Demokratike, ndërsa Vasilije Çarapiq nga Lëvizja e Evropës tani abstenoi.