Ditën e premte, në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, do të bëhet inagurimit i i një ashensori.

Siç mësohet nga drejtoresha e këtij institucioni dr. Sadije Hollaj, ky objekt intrastrukturor, i cili ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e qytetit tonë e më gjërë, është donacion nga familja e nderuar Kurmemaj që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shkruan Ulqini Online.

Projekti u mundësua nga Fondi Humanitar “Trojet Tona” i cili përgjatë gjithë kësaj kohe është duke kontribuar shumë dhe atë në shumë drejtime.

Inagurimi është planifikuar të bëhet në ora 12.

By admini