Sot rreth orës 13:30, në dalje të tragetet Kamenari-Lepetani në Mal të Zi një grup huliganësh, sulmuan tre shtetas shqiptarë të cilët ishin duke u kthyer në Gjermani, kështu thuhet në një reagim të deputetit të Forcës së Re Demokratike dhe Aleances Shqiptare në Deputet në Parlamentin e Malit të Zi Ilir Çapunit.

Forca e Re Demokratike dhe Aleanca Shqiptare, përveç se e dënojmë ashpër këtë akt dhune, kërkojmë që ky rast të hetohet dhe fajtorët të vihen përpara drejtësisë ashtu që raste si ky të mos përsëriten.

Hapat e para që ka ndërmarrë Policia e Malit të Zi janë inkurajuese. Sidoqoftë,  e konsiderojmë këtë akt urrejtjeje e huliganie ndaj shqiptarëve siç jemi edhe ne, në Ditën e Buzmit orthodoks të papranueshëm dhe për këtë, kërkojmë përkushtim të përqendruar dhe të sinqertë të organeve të hetimit dhe organeve të drejtësisë. Anëtari i Kryesisë së Forcës avokati Besmir Murati është duke shoqëruar dhe asistuar shtetasit shqiptar në organet e hetimit në Herceg Novi, përfundon reagimi i deputetit Çapuni.

By admini