Nga Haxhi Zeneli

Migrimet e popujve nëpër botë nuk është asgjë e re, ato kanë filluar që prej kohërave të lashta, në të vërtetë migrimet janë pjesë e ADN-së tonë dhe vazhdimisht ata do të na shoqërojnë.

Kur flasim për migrimet e njerzëve,nënkuptojmë lëvizëja e tyre prej një vendi në një vend tjetër.Por këto migrime dallohën nga natyre e lëvizëjes,të cilat i ndajmë në dy kategori:ato të detyruara dhe ato vullnetare.

Zakonisht në migrimet e detyruara përfshijnë njerëzit të cilët janë dëbuar nga luftërat ose gjatë trazirave të tjera politike.Kurse kategorija e dytë janë migrimet vullnetare të refugjatëve që ikin nga lufta,uria ose fatkeqësitë natyrore.Këto kriza për fatin e keq të njerëzimit,kanë egzistuar dhe do të egzistojnë.

Prandaj edhe sot kemi këto migrime,dhe kjo është evidente nga shumë vende të botës.Dhe këtë kategori të migrimeve vullnetare,po e shohim edhe në shtetet e Ballkanit.

Migrimet shpesh herë vin edhe nga mosfunksionimi i shtetit,të cilin e ka ngulfatur korrupsioni,stagnimi ekonomik i atyre shteteve,që në krye të tyre kanë autokratët në bashkpunim me oligarket.

Ka disa teori,se popujt e vegjël që kanë ekonomi të dobët dhe nuk mund të manexhojn vetën,ka mundesi edhe të zhdukën,sepse nga gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike populli migron andej kah vendet me ekonomi stabile.Si shembull këtu hyn edhe Ballkani,të cilat me politikën e tyre degresive,nuk po ja arrijn që të rinjëve tu sigurojne vende pune dhe siguri për të ardhmen e tyre.Andaj këto situata ngrisin kriza dhe mosbesim tek populli.Me largimin e të rinjëve nga ato vende,atje prodhohën kriza të tjera,çka do të thotë se vendi zbrazët duke lënë pas popullin e moshuar,kështu shuhet edhe prodhimtaria ekonomike e vendit,dhe kuptohët se çfarë krize vjen pas kësajë,që patjeter ka efektet ansore!.

Kurse në anën tjetër vendet e zhvilluara kanë shfaqur këto shqetsime,se atyre po ju mungon krahu i punës.Por ato vende për dallim kanë një përparësi,sepse janë ekonomikisht stabile dhe më të fuqishme,të cilat kanë mundësi tu sigurojë një jetë me të ardhura më të mira qytetarëve të tyre,dhe për këtë arsy ata do tu tërhjeqin klasën puntore të vendeve me ekonomi të dobëta dhe të keq manexhuara.

Disa vende të perendimit tash më janë deklaruar haptas për këto mungesa,dhe kanë hapur konkurse me kontrata per vende pune,duke siguruar edhe vend qëndrimin,një ndër këto është Kanadaja që ka hapur 1.5 milion vende pune të disa fushave ekonomike.

Këtë praktikë ka kohë që po e vrejmë edhe në Europë,ku shtetet europiane me ekonomi të zhvilluara po ju lehtësojn hyrjen e të rinjëve me aftësi profesionale të gatshëm për punë.Kjo ka zgjuar një interesim të ata të cilët nuk po ja dalin të punsohën në vendet e tyre,dhe duke humbur durimin e pritjes ata po shkojn drejt atyre vendeve premtuese.Nga Raportet e “Konkurrencës Globale të Forumit Ekonomik Botëror”të bëra për Ballkanin,thuhët se atje rinija e atyre vendeve,para mbarimit të univerzitetetit,85% e shofin të ardhëmen e tyre”jasht vendit”,pra nëse këto janë të vërteta,atëherë nuk jemi larg ndaj qasjes për ato që themi.Kosova që nga 1,Janari e ka rrugën e hapur të udhëtojë pa viza,çka do të thotë se ata të rinjë që e kanë ëndrruar këtë ditë,do kenë rastin që tu bashkangjitën rradhëve të mergimtarëve,dhe të shijojnë bukën e premtuar,dhe sipas anketave të bëra ky do të jetë një numër mjaft i madh të cilët thaun se nuk kanë një ardhmëri në Kosovë.

Ndërkohë,kjo gjëndje nuk është më mirë as në vende të tjera të Ballkanit Perendimor,sipas një studim të fundit nga Qendra e Malit të Zi për Edukimin,qytetarët tregoin se rreth gjysma e të rinjve të atij vendi po mendojnë të largohen nga vendi, i cili ka vetëm një popullsi prej 620,000 banorësh.

Andaj mund të themi se e gjithë kjo ikje nga vendet e tyre është nga frika për të mos gjetur punë,që do të thotë se në të ardhmen do të ndikojë dukshëm në shterrjen e trurit të atyre vendeve,që mund të çojë popujt e vegjël me ekonomi të dobëta drejt zhdukjes.

 Janar, 2024

By admini