Jemi në përfundim të vitit kalendarik 2023 të cilin po e përmbyllim me aktivitete politike dhe iniciativave të ndërmarra me përkushtim ndaj komunitetit dhe qytetit tonë. Viti 2023 ishte domethënës për shqiptarët në Malin e Zi, ku mund të veçojmë që Forca e Re Demokratike dhe Aleanca Shqiptare siguruan mandatin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi në situate kur skena politike përjetoi ndryshime të mëdha dhe me efekte afatgjatë, kështu shkrun në një urim të tij kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.
Jetësimit i programit tonë politik vazhdon si në nivelin vendorë ashtu dhe në nivel shtetit. Arritëm të çojmë përpara me amendamente shtetërore ndarjen e mjeteve për Kriporen e Ulqinit, nisëm për Portin e Ulqinit në formë të dokumentacionit themelues, ndërtimin e kopshtit për fëmijë, rikonstruksionin e rrugës Mujo Ulqinaku dhe ndërtimin e Bulevardit të ri nga Buxheti i shtetit dhe shumë më tepër nisma nga buxheti i Komunës sonë. Stabiliteti politikë dhe financiarë në Ulqin duhet të jetë shtytës i madh në këtë vit kur do marrim udhëheqjen e Komunës sonë.
Në prag të fillimit të Vitit të Ri 2024 është koha që të reflektohet mbi veprimtarinë e politikëbërjes dhe përfaqësimit politik të përgjegjshëm me shembull personal. Duhet kurajë politike dhe njerëzorë për të marrë vendime vizionare, në përputhje me interesat tona kombëtare për t’i mundësuar qytetarëve dhe komunitetit qeverisjen e mirë dhe për të rikthyer besimin tek politika e shërbimit. Synimi duhet jetë jeta më e mire dhe dinjitoze e jona në këto treva që i kemi trashëgimi nga të parët.
Duke ju përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, uroj që viti 2024 të jetë një vit i shëndetshëm, i mbarë dhe me plot arritje për të gjithë ju dhe familjet tuaja si dhe për mbarë shqiptarët.
Le të urojmë që viti 2024 të jetë vit i mirëqenies dhe sukseseve!
Gëzuar, përfundon urimin e tij kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu.