
Federata e volejbollit të Malit të Zi dhuron 10 topa për KV “Barbana”
Vajzat e Klubit të volejbollit ‘’Barbana’’ që një muaj kanë filluar stervitjet për sezonin e ri. Para një jave, në mailin e klubit, ka ardhur njoftimi se Federata e e volejbollit të Malit të Zi ka marrë vendimin që Klubit të volejbollit ‘’Barbana’’ ti dhurojnë 10 topa, si për stervitje ashtu edhe për ndeshje, shkruan ky klub në faqen e vet në rrjetet sociale, transmeton Ulqini Online.
Nga Federata e volejbollit të Malit të Zi deklarojnë se janë të kënaqur me punën që bëhet të KV ‘’Barbana’’ duke vlerësuar sjelljen të të gjitha vajzave gjatë ndeshjeve si dhe përkushtimin e udhëheqësise që vajzave të mos ju mungojë asgje.
‘’Ju kujdeseni për çdo gjë dhe kjo nuk është punë e vogël’’, kështu shprehet zyrtarja e Federatës së volejbollit të Malit të Zi, Jelena Mitroviq.
Ditën e premte në zyrat Federatës së volejbollit të Malit të Zi u bë pranimi i doancionit nga disa vajzat të klubit tonë se bashku me kryetrajnerin Kadri Sinani . Vajzat dhe trajneri shprehen të kënaqur për këtë donacion, përfundon shkrimi në fb i KV ”Barbana”.