Mali i Zi dënon ashpër sulmin e ditës së diele ndaj policisë së Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ne shprehim ngushëllimet tona për vrasjen e policit, së bashku me urimet për shërimin e të lënduarve. Apelojmë për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe përkrahim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë. Përgjegjësit e këtij akti duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së të Malit të Zi në rrjetin social X (ish-Twitter).