Projekti i përbashkët “Një libër për Tuzin” i inicuar nga OJQ “Labeatët” dhe “OSHTIMA” nga Tirana rezultoi me grumbullimin e 280 libra të dedikuar IP Gjimazit “25 Maji” në Tuz. Me dhurimin e këtyre titujve biblioteka e kësaj shkolle është pasuruar me një fond solid të veprave të autorëve shqiptarë në gjini të ndyshme letrare si: lektyrë shkollore ( prozë e poezi ), vepra nga historia kombëtare shqiptare, nga arti e kuktura etj. Ky projekt është pritur mirë nga drejtori i këtij institucioni ndërsa kryetari i OJQ Labeatët Luigj Camaj tha se shumica e kësaj literaturë mund të prëdoret si lektyrë shkollore për lëndën: gjuhë dhe letërsi shqipe si dhe nga fusha e historisë tonë kombëtare. Sipas tij Këto janë vepra të autorëve më eminentë të letrave shqipe ( shkrimtarëve, poetëve, shkenctarëve, publicitëve, historianëve, etj ).
Ky ishte projekti i përbashkët mes dy shoqatave mike, me shpresë se raportet mes nesh do të jenë të vazhdueshme dhe të suksesshme. Gjatë realizimit të projektit hasëm në përkrahje dhe mirëkuptim edhe nga ana e drejtorisë së gjimnazit dhe nga ana e doganave në pikat kufitare Han i Hotit- Bozhaj.
OJQ “LABEATËT” falenderon Organizatën OSHTIMA për bashkëpunimin në realizimin e projektit “Një Libër Për Tuzin” me shpresë se do vazhdojmë me projekte të përbashkëta edhe më të mëdha”, theksoi Camaj. Kohë më parë në pranverën e vitit 2014-të nga organizata “OSHTIMA” u zhvillua aktiviteti “ Një libër për Strugën “, veprimtari e cila kishte si objektivë ndërgjegjësimin mbi gjendjen e shkollave shqipe jasht kufijëve zyrtarë të Republikës së Shqiperisë. Aktivistët e “OSHTIMËS” mblodhën nga donatorët e ndryshëm 400 tituj të letërsisë shqipe të cilat i dhuruan Shkollës së Mesme Publike “Dr Ibrahim Temo” nga qytetit i Strugës. Ky është aksioni i parë që u inicua për grumbullimin e librave për të ndihmuar shkollën e mesme publike në Tuz. /t.u. Koha Javore/