Shkruan Kristjan Dukaj*
Me dhimbje e pikëllim, morëm lajmin për vdekjen e bashkëvendësit tonë, këngëtarit të mirënjohur, Lindon Camaj.
Në raste të këtilla mungojnë fjalët për të shprehur dhimbjen, keqardhjen e pikëllimin për vdekjen e parakohëshme të babait të përkushtuar, bashkëshortit, vëllait, të afërmit dhe mikut të sinqert, siç ishte Lindon Camaj. Zemërgjerë e dashamirë i vlerave, i njerëzve dhe, mbi të gjitha, bashkëvendësve të rinj, duke i përkrahur dhe argëtuar gjithë këtyre viteve. Sidomos, do ta kujtojmë për miqësinë dhe dashamirësinë familjare në çdo moment, pa rezervë, haptazi dhe me guxim.
Këto virtyte do të jetojnë përjetësisht, si trashëgimi për familjarët, të afërmit dhe të gjithë neve që të patëm mik dhe dashamir. Këngët tua me zërin tënd të dashur, do të jetojnë gjithmonë, do të dëgjohen me kënaqësi në dasma e gëzime tjera, por edhe do të kujtojmë me mall vdekjen tënde të parakohëshme.
Ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të afërmve dhe i përjetshëm qoftë kujtimi në këngëtarin, Lindon Camaj.
*Marrë nga faqja e autorit në FB