Investitorët të huaj më të mëdhenj në Mal të Zi për periudhën janar – maj të këtij viti janë shtetasit nga Rusia të cilët kanë investuar 52,5 milion euro. Më së shumti kanë investuar në blerjen e patundshmërive 28,9 milion euro, shkruan Vijesti duke u bazuar në të dhënat e Bankës qendrore të Malit të Zi, transmeton Ulqini Online.

Ndërsa nëse flitet për pesë vitet e fundit rezulton se shtetasit nga Rusia kanë investuar në Mal të Zi 534 milion uron prej të cilave më së shumti në patundshmëri me 208 milion euro.

Për vitin aktual në vend të dytë për investime janë shtetasit nga Serbia me 48 milion euro nga ku në patundshmëri kanë investuar 26.1 milion euro.

By admini