Kisha e Shën Gjonit në Shas

Shasi dhe kisha Katolike e Gjon Pagëzuesit

Nga Kostantin E Luçi*

Fshati Shas, I cili ndodhet në Lindje të qytetit të Ulqinit, është një fshat me popullsi shqiptare në masën 100%, dhe kjo e vërtetuar edhe nga censusi I vitit 2011 numri I banorëve ishtë I vogël në numër 238 (1).

Vetë emri, Shas, mendohet se vjen nga gjuha latine, Sancto Astius që në shqip merr formën Shën Asti ( shenjt I shekullit të parë), pra Sh për Shën dhe As për Asti. Por, si vendbanim, Shasi përmendet për herë të parë nga papa Aleksandri I dytë në shekullin e e 11. Shasi do shkatërrohej nga princi serb, Stefan Nemanja në 1183 dhe më pas nga nipi I Xhingis Khanit në 1243.

Shasi përmendet dhe si qytet me Ipeshkv, sëbashku me disa qytete të tjera si: Kotorri, Ulqini etj. (2) Madje na thuhet se ky qytet kishte aq, kisha sad he ditë te vitit. Dhe rrënojat e kishave të shkatërruara, njihen thjesht dhe pastër me ermin: Kishat nga banorët vendas. Përsa I përket kishave, në Shas, kanë mbetur pak kisha si ajo e Shën Marisë, shën Gjon Pagëzorit etj.

Por, le të ndalemi, pak te kjo e fundit, e cila është përdorur në një mënyrë ose nJë tjetër, nga komuniteti jo Katolik I Malit të Zi, duke u përpjekur që ta quajnë pa të drejtë këtë kishë si jo-Katolike, kur edhe stili I ndërtimit të saj, e cila është një kishë e shekullit të 13 dhe ndodhet në majën më të lartë të qytetit.

Ndërtimi I saj, është I stilit Romansk ( Roman), ku dhe një mbishkrim në anën e djathtë të portës kryesore të kishës është në gjuhën Latine dhe kjo flet shumë, ku dhe çdo veprim në kundërshtim me të vërtetën është sakrilegj, ashtu si u bë në këtë kishë KATOLIKE, e cila ka qënë është dhe do jetë vetëm KATOLIKE.

*Marrë nga faqja e autorit në fb

By admini