Kalimi i pragut për të hyrë në parlament për popujt pakicë në Mal të Zi ndryshon nga pragu i listave dhe subjekteve tjera që marrin pjesë në zgjedhje. Sipas ligjit në Mal të Zi një liste ose subjekt për të hyrë në parlament i duhen më së paku 3% e votave. Por kjo rregullore ndryshon për popujt e pakicave.
Nëse asnjë nga listat zgjedhore të kandidatëve që përfaqësojnë pakicat nuk e kalon pragun prej 3%, një ose të gjitha listat e atyre popujve pakicë që kalojnë 0,7%, votat e tyre mblidhen së bashku dhe hyjnë në shpërndarjen e mandateve si një listë e përbashkët. Në këtë rast ata mund të fitojnë më shumti 3 deputetë, shkruan Ulqini Online.
Përveç kësaj, ekziston edhe një masë tjetër afirmative për anëtarët e kombeve pakicë, përkatësisht kroatët, pasi ata nuk janë mjaftueshëm të shumtë për të kaluar këtë prag. Nëse lista e popullit kroat nuk arrin regjistrimin prej tre për qind, që nuk është reale, as e mundur, madje as 0,7 për qind, më i suksesshmi i listës që arrin të paktën 0,35 për qind, merr një mandat.
Kujtojmë se në këto zgjedhje shqiptarët garojnë më dy lista, Aleanca shqiptare të cilët i prin Genci Nimanbegu dhe Forumi shqiptar në krye të së cilës është Nik Gjeloshaj.
Në këto zgjedhje garon edhe UDSh e cila është në koalcionin të cilit i prin DPS-i dhe kjo listë nuk afektohet nga ligji për zgjedhjen e deputeteve nga popujt pakicë.