Në Mal të Zi kësaj të diele u mbajtën zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga  pavarësia e ketij shteti. Në këto zgjedhjet të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë ku në zgjedhje marrin pjesë plotë 15 lista.

Rezultatet paraprake të paraqitura nga CEMI në 100% të materialit të përpunuar tregojnë se koalcioni Evropa tani do të ketë 24 deputetë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë subjekti kyç për formimin e qeverisë seë re në Mal të Zi.

Më poshtë janë rezultatet e plota për partitë që priten të jenë në kuvend në legjislaturën e ardhshme të Malit të Zi.

Evropa tani 25.6% – 24 deputetë

Koalicioni rreth DPS-it 23.2% – 21 deputetë

‘’Za buduqnost Crne Gore’’ 14.7% – 13 deputetë

Demokratet dhe URA 12.5 – 11 deputetë

Partia boshnjake 7.1% – 6 deputetë

SNP-Demos 3.15% – 2 deputetë

Forumi shqiptar 1.9% – 2 deputet

Aleanca shqiptare 1.4% – 1 deputet

Iniciativa kroate 0.7% – 1 deputet

Nga kjo shifer rezulton se subjektet shqiptare kanë fituar 4 deputetë, prej të cilave Forumi shqiptar do të ketë 2, Aleanca shqiptare do të ketë 1 deputet po aq sa edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve që ka garuar në kuadër të listës së prirë nga DPS-i.

Nga Forumi shqiptar deputet me shumë gjasa do të jenë Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha, i dyti dhe i treti i listës, pasi vështirë që bartësi i listës Nik Gjeloshaj të largohet nga pozita e të parit i Komunës së Tuzit. Nga ana tjetër Alenaca shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi do të përfaqësohet nga Genci Nimanbegu kurse nga UDSH pozitën e deputetit do ta mbajë Mehmed Zenka.

By admini