Ilustrim
Sot në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Të drejtë vote në këto kanë 542 468 qytetarë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
Sipas të dhënave të para nga CDT rezulton se deri në ora 11 kanë votuar vetëm 16% e votuesve e cila shifër është shumë më e ultë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kur në të njëjtën kohë kishin votuar plot 34.9% e votuesve, transmeton Ulqini Online.
Dalja në këtë zgjedhje është më e ultë se edhe në zgjedhjet presidenciale të cilat në Mal të Zi u mbajtën në muajin prill të këtij viti. Në të njëjtën kohë në këto zgjedhje të drejtën e votës e kishin ushtruar 21.6% të votuesve.