Besimtarët e besimit islam festojnë Fitër Bajramin. Me këtë rast Forca e Re Demokratik ka dërguar urimet më të sinqerta. Këtyre urimeve iu bashkangjitet edhe web faqja Ulqini Online. Gëzuar dhe për shumë mot Fitër Bajrami!
Më poshtë mund ta lexoni urimin e plotë të Forcës së Re Demokratike të nënshkruar nga kryetari i saj Genci Nimanbegu.
Urim për Fitër Bajramin
Të nderuar besimtare dhe besimtar,
Fundi i tridhjetë ditëve agjërim dhe begatitë që fitohen në muajin e shenjtë të Ramazanit janë gëzim për besimtarët mysliman.
Sot në këtë ditë të parë Fitër Bajrami kurorëzohen përpjekjet e të gjithë besimtarëve mysliman që muajin e bekuar të Ramazanit e kanë përshkuar me durim, sakrificë dhe përulësi ndaj Zotit.
Sot duke u gjendur në këtë ditë Bajrami, dëshiroj përzemërsisht që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim t’ua uroj festën e Fitër Bajramit duke u dëshiruar të gjithë besimtarëve shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.
Andaj, uroj që në sofrat e të gjithë besimtarëve të mbizotërojë begatia, paqja dhe mirësia, si dhe kujdesi i veçantë ndaj nevojtarëve dhe skamnorëve.
Më gëzime festa e Fitër Bajramit!
Kryetar
Genci Nimanbegu