Diskursi sociopolitik
Moszhvillimi i pjesës veriore të vendit dëshmohet edhe me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për strukturat qeveritare, sepse migrimi i popullsisë është bërë dukuri e përditshme me pasoja të mëdha shoqërore
Nail Draga
Në sajë të dhënave të publikuara kohë me parë nga Ministria e arsimit dhe Enti statistikor(Monstat) del qartë se popullsia në regjionin verior është në rënie, ndërsa në Podgoricë dhe në Bregdet është në rritje e po ashtu edhe shtimi natyror i popullsisë.
Në regjionin verior përveç se ka nxënës më pak në dekadën e fundit, po ashtu në rënie është edhe shtimi natyror i popullsisë, sepse më tepër ka të vdekur se sa të lindur.
Në dhjetë vitët e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore është rritur për 1.679 nxënës. Numri ma i vogël i filloristëve në periudhën dhjetëvjeçare(nga viti shkollor 2013/14 deri me 2022/23), është shënuar në vitin shkollor 2017/18, me 67.427, ndërsa në këtë vit janë regjistruar 69.400 nxënës.
Diferencime regjionale
Në aspektin regjional në Mal të Zi sa i përket numrit të nxënësve në pozitë me të favorshme është regjioni qendror që ka të bëjë me Podgoricën dhe ai jugor ku përfshihet bregdeti. Kështu numri i nxënësve në regjionin jugor për dhjetë vite është rritur për 2.975, ndërsa në ate qendror numri i të regjistruarve në vitin shkollor 2022/23 është rritur për 2.401 nxënës në krahasim me vitin 2013/14.
Sipas të dhënave nga Ministria e arsimit, të gjitha komunat e bregdetit kanë shënuar rritje të numirit të nxënësve; Ulqini ka 12 nxënës më shumë në këtë vit shkollor në krahasim me vitin 2013/14, ndërsa Budva ka madje 1.369 fillorist me shumë se një dekadë më parë. Në këtë numër nuk ka dilemë se ka ndikuar migrimi i brendshëm i popullsisë, duke qenë Budva destinacioni parësor në bregdet për popullsinë në Mal të Zi.
Ndërsa në regjion qendror, numri i nxënësve në shkollat fillore është më i lartë duke i falenderuar kryeqytetit, ku në Podgoricë në këtë vit janë regjistruar 2.754 nxënës më shumë se në vitin shkollor 2013/14. Një e dhënë e tillë dëshmon se kryeqyteti mbetën qendra kryesore ku graviton popullsia nga viset tjera në Mal të Zi. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me regjionin verior ku për periudhën dhjetëvjeçare (2013/14-2022/23) është në disavantazh me -3697, nxënës, duke dëshmuar emigrimin e popullsisë dhe shpopullimin e vendbanimeve.
Komunat shqiptare me trend pozitiv(!)
Nga të dhënat për dy komunat ku shqiptarët janë popullsi shumicë, për këtë periudhë dhjetëvjeçare(2013/14-2022/23) del se në Ulqin kishte me tepër 12 nxënës ndërsa në ate të Tuzit 88 nxënës. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet në sajë të imigrimit të popullsisë nga pjesa veriore e vendit e ate kryesisht boshnjake, dukuri e cila ka kohë qe është e pranishme ne territorin e tyre komunave. Pra kemi të bëjmë me migrim të brendshëm të popullsisë, çështje e cila meriton një qasje të veçantë.
Veriu po zbrazet
Diferencimi regjional në Mal të Zi nuk është dukuri e imagjinuar por realitet, sepse veriu është duke shkuar në zbrazje, qe dëshmohet edhe nga saldoja migruese e cila ka qenë negative në këto dhjetë vite. Në komunën e Bjellopoles dhe të Plevlës për dhjetë vite kanë me pak për 800 nxënës, ndërsa hiç ma mirë nuk janë as komunat Pluzhine, Zhablak dhe Shavnik. Nga ana tjetër Berana dhe Rozhaja janë me 400 nxënës me pak në krahasim me vitin shkollor 2013/14. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me kryeqytetin e Podgoricës si dhe komunat në bregdet.
Në këtë informatë nuk kemi të dhëna se sa është numri i shkollave nepër komuna me numër minimal të nxënësve, sidomos në zonat malore që ka të bëjë me paralelet e ndara të cilat ka kohë që kanë numër minimal të nxënësve, që janë me paralele të kombinuara, duke qenë të rrezikuara të mbyllën.
Pasojat e koronës në shtimin natyror
Të dhënat e prezantuara në lidhje shtimin natyror të popullsisë për këtë përiudhë kohore dëshmojnë se periudha e korona virusit ka ndikuar negativisht në Mal të Zi..
Kjo dukuri ka marrë përmasa të veçanta duke filluar në vitin 2020 ku kishte përmasat me -196, ndërsa e veçantë ishte në vitin 2021 që ishte i lartë me -2199. Në këtë vit në të gjithë regjionet është shënuar shtimi natyror negativ. Shtimi natyror negativ me i lartë ishte në regjionin verior (-1.240), pastaj ate qendror(-322), ndërsa në jug(-557), dëshmi e pasojave të korona virusit. Numri me i lartë i fëmijëve të lindur është shënuar në Podgoricë (2.595), qe kanë qenë më shumë se një e treta (36.9%) të lindurve në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Podgoricë ka qenë numri më i lartë i të vdekurve(2.318) që janë një e katërta (25.3%) nga numri i përgjithshëm në i të vdekureve në Mal të Zi.
Duhet përkujdesje qeveritare
Ndihma për nxënësa me libra falas, duke filluar para dy vitëve për shkollën fillore është një veprim i qelluar, ndonëse i vonuar, por duhen të mbeshtetën edhe çështje tjera si udhtimi, ndihma sociale familjare etj. Vetëm me një përkujdesje të programuar nga ana e qeverisë mund të ndikohet të ndalet hovi i migrimit të popullsisë në nivel të vendit apo emigrimin në botën e jashtme, në të kundërtën ky trend do të vazhdojë që për pasojë do të ketë moshënimin demografik dhe shpopullimin e vendbanimeve, me pasoja shoqërore për të tashmën dhe të ardhmen. Nuk ka dilemë se çështjet e tilla me saktë do të dëshmohen në regjistrimin e popullsisë qe është paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti.
(Prill 2023)