Mbrëmje e jashtëzakonshme sportive në sallën e shkollës fillore, salla e mbushur si rrallëherë më parë dhe futboll i bukur për meraklitë e këtij sporti. Me pak fjalë kjo mund të jetë përmbledhja e një fitoreje mbresëlënëse e Klubit të futsallit Ulqini kundër konkurentit kryesor për vendin e parë, Titogradit nga Podgorica.

Në një ndeshje të dominuar plotësisht nga ekipi i Ulqinit ra në sy loja e bukur e të gjithë lojtarëve por sallën e çonin në këmbë aksionet me elegancë të lojtarëve vendas, sidomos treshës Allaj, Holli dhe LLola. Goli i fundit për rezultatin final 7:2 ishte mjeshtri e rrallë e këtyre sportistëve të ekipit nga Ulqini që bënë që të kulmojë entuziazmi në tribunën sallës.

Me këtë fitore Ulqini barazohet me pikë me ekipin nga Podgorica, por për shkak të ndeshjeve ne mes veti, ekipi nga Ulqini merr kreun e klasifikimit.

By admini