Besimtarët katolik shqiptarë nga e gjitha bota sot kremtojnë pashkët, ditën e madhe të ringjalljes e të fitores së jetës ndaj vdekjes. Me këtë rast urimet vinë nga të gjitha anët. Këtyre urimeve ju bashkangjitet edhe ueb faqja Ulqini Online duke uruar për shumë mot gëzuar Pashkët.

Më poshtë mund të lexoni urimet për këtë festë nga ana e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Forcës së Re Demokratike.

Mesazh urimi me rastin e festës se Pashkëve

Të nderuar besimtar,

Në vigjilje të festës së Pashkëve, kam nderin e veçantë që të gjithë shqiptarëve të besimit katolik, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim, të ju uroj për shumë mot gëzuar Pashkët.

Momente si këto, për kombin shqiptar janë unike e të mrekullushme,pasi që në të njëjtën kohë, në harmoni të plotë, shqiptarët festojnë së bashku festat fetare duke marrë pjesë në tryeza të përbashkëta, në respekt të besimit të njëri-tjetrit e duke lartësuar kombin tonë.

Uroj dhe shpresoj që kjo harmoni dhe respekt i ndërsjelltë ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme vazhdoj për jetë dhe mot!

Urime !    

Me respekt,

Kryetari,

Faik Nika

URIM PËR PASHKË

Të dashur motra dhe vëllezër,

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

Kam nderin që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe emrin tim, t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë gëzuar dhe për shumë mot Festën e Pashkëve!

Festa e Pashkëve simbolizon qetësinë shpirtërore, shpresën për ditë më të mirë dhe shërben për të nxjerrë në pah vlerat e patjetërsueshme të bashkëjetesës dhe harmonisë njerëzore!

Uroj që këto ditë t’i kremtoni në shëndet të mirë, të bashkuar në atmosferë paqe dhe qetësisë shpirtërore me të dashuritë tuaj.

Gëzuar dhe për shumë mot Festën e Pashkëve!


 Kryetari
Genci Nimanbegu

By admini