Të dielen në Mal të Zi mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku në garën për këtë post janë presidenti i deritanishëm i këtij shteti, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq nga subjekti politik ”Europa tani”. Në lidhje me këtë, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari dje ka pritur dhe njëheri i ka dhënë mbështetje kandidatit Jakov Millatoviq, shkruan Ulqini Online.

”Para 3 viteve Ulqini filloj të marrë frymë si një qytet i padiskriminuar duke filluar një etapë të re të zhvillimit ekonomik. Vitin e kaluar kësaj rruge iu bashkangjit edhe transparenca, sinqeriteti dhe vullneti për një Ulqin më të mirë për të gjithë.
Tani ka mbetur edhe etapa e fundit që me 2 prill të zgjedhim Presidentin e ri Jakov Milatoviq i cili nga ky pozicion do të përkrahë fuqishëm zhvillimin ekonomik dhe ekologjik të qytetit tonë”, kështu shkruan kryetari i Komunës së Ulqini Omer Bajraktari në një shkrim të tij të ilustruar me foto nga takimi.

Zgjedhjet e së dielës priten me interes pasi në masë të madhe do të jenë edhe përcaktuese dhe do i japin drejtim edhe zgjedhjeve paralamentare që janë caktuar në fillim të qershorit.

By admini