
Ilustrim
Lëvizja qytetare URA mbrëmjen e së martës ka mbajtur një mbledhje të Këshillit komunal të Ulqinit
”Mledhja e keshillit komunal. Te gatshem per cdo sfidë politike ne qytetin tone ku dita dites po deshmojme qe interesin e qytetit e kemi ne vend te pare”, kështu thuhet në një shkrim në rrjetin social të këtij subjekti politik, transmeton Ulqini Online.
Nuk dihet tema e diskutimit dhe nëse kjo është një mbledhje e rregullt.
Kohë më parë, Lëvizja qytetare URA i ka dhënë mbështetje Aleksa Beçiqit nga Demokratët ë Malit të Zi për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen kësaj të diele në Malin e Zi.