Kryetari i Partisë Demokratik dhe ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka tha për të përditshmen Pobjeda se do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet presidenciale që do mbahen kësaj të diele, transmeton Ulqini Online.
– Përsa më përket mua personalisht dhe partisë që drejtoj, e preferoj dhe do ta mbështesim Milo Gjukanoviqin, me të cilin kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë gjatë gjithë kësaj periudhe. Pra, theksoj, kjo është përkrahje për Milo Gjukanoviqin personalisht – si kandidat për president – theksoi Gjeka.
I pyetur nëse do t’i ftonte votuesit e Partisë Demokratike, të cilën ai e drejton, të votojnë për Gjukanoviqin, ai na tha se anëtarësia dhe simpatizantët e tyre kanë një kulturë politike të lakmueshme dhe se kanë ditur gjithmonë të marrin vendimin e duhur kur bëhet fjalë për një gjë të tillë.