Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas pritjes nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në vilën “Gorica” me nderimet më të larta shtetërore, kanë zhvulluar një takim tët-à-têt .

Pritet që presidenti presidentja Osmani dhe Gjukanoviq do të flasim për media.
(E plotësuar, ora 10:40) Me nderime të larta shtetërore sot në Podgoricë është pritur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga homologu i saj presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.
Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, raporton RTKlive.
Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.
Afet Bela/ RTKlive