Foto CDM: Në Podgoricë valojnë flamujt e dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Në Podgoricë para vizitës po valojnë flamujt e Malit të Zi dhe Kosovës.
Siç mëson CdM, Osmani do të takohet me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin Dritan Abazoviq, transmeton Ulqini Online.
Sipas njohurive të CdM-së, në protokoll nuk ka njoftim për takim me kryetaren e Kuvendit të Malit të Zi Danijela Gjuroviq.
Poashtu mësohet se Osmani do të vizitojë edhe qytetin e Ulqinit.