Shefi i Departamentit të Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Ulqinit, Arben Tagani, është shkarkuar nga ajo pozitë në fund të javës së kaluar, mëson “Vijesti” nga disa burime.

Siç shkruan kjo gazetë, atij dyshohet se I është shkruar vendim për pushim të detyruar, ndërsa në atë pozitë do ta ndërroj përkohësisht Blazho Qetkoviq, transmeton Ulqini Online.

Tagani erdhi në krye të Policisë së Ulqinit në dhjetor të vitit 2018, me vendim të kolegjiumit të Drejtorisë së Policisë. Deri atëherë ka qenë i angazhuar në Sektorin e Policisë Kufitare.

Nuk dihen arsyet e shkarkimit të Taganit, pasi ende askush nuk i është drejtuar zyrtarisht opinionit.

By admini