DYL MEHMETI PO DEL N’PAZAR*

Dyl Mehmeti po del në pazar,
Po na pret begu me fjalë:
— Ti, bre Dyl, pse s’i bje të dhetat?
— Ku me i marrë, more beg, t’shkretat;
5 Ku m’i marrë, more, me t’i dhanë,
Fukaraja s’kanë bukë me ngranë!
Fukaraja janë lodh’ me dekë
Pa tajm, ore pa fyshekë,
Në Qafë t’Kadraçit tuj rujtë nebet,
10 Gjith e cili me bukë t’vet.
Selim begu hjek n’arbi
Çka po ban, t’zezen e ti.
Çka po i thet Dyli Januzit:
— Keq na shavi, ky damuz-damuzit!
15 Dyl Mehmeti pika djalit,
Na i ra begut me shkop ballit.
— More beg, more i shkretë,
Prite gjakun me faculetë!
Na i korite t’gjith beglert.
— Hajde, hajde, more Selim beg,
A s’e dite që allti t’hjek?
Prite gjakun, more, prite gjakun,
Se na ndyve t’gjith sokakun!
Ka’ po del, more, Dyl Mehmeti,
25 A t’ka ndodhë deji shok me veti?
Dyl Mehmeti flet një fjalë:
— Hajdni djelm, kush don me dalë,
Nepër urë, o ballë për ballë!
Te mejhana n’qosh t’xhamisë,
30 Do t’ia nisi-o kapaklisë.
Kush po e zen ballin e urës?
Liman begu, i biri kurvës.
— Mori nusja prej Kravarit,
Begenis e ulu kalit,
35 Ulu kalit pash iman’,
Liruan begu don me na zanë.
Kush po del urës gjanë?
Si sokola, dy shasnjanë.
Gjimon Buna, Drini i Zi,
40 Lufton Dyli me zapti,
Lufton Dyli pa pushue,
Marre Shasit mos m’i prue,
Mirë t’dhetat i ka pague!
Nji krythas e dy shasnjanë,
45 Marre vedit s’i kan’ lanë.

*Këngë e vjetër nga Ana e Malit, rrethina e Ulqinit

Temë nga projekti “”Shkruaj dhe lexo në gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2022”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini