Nga Haxhi Zeneli

Kush ishte në të vërtetë i ashtuquaturi “Santa Claus” ose tek ne shqiptarët si Baba Dimri?

Shumica e njerzëve e ngatërrojnë Baba Dimrin me festën e Krishtlindjeve apo Jezu Krishtin, ku në të vërtetë këto dy festa janë të ndryeshme.

Cila është historia e vërtetë dhe përse të gjithë fëmijëve ju është bërë një fytyrë e joshur  dhe e dashur si një plak i cili sjellë dhurata në forma të ndryshme në prag të ndrrimeve të mot motit?

Në të vërtetë sipas legjendës në “history.com”: Baba Dimri(Santa Clause) është një legjendë që vjen shumë shekuj më parë,ku gjurmimet na shpien deri tek një murg i quajtur Shen Nikolla i cili besohët se ka lindur diku rreth vitit 280 pas Krishtit në Patara afër Myra në Turqinë e sotme dhe se ky ishte një njeri shumë i admiruar për devotshmërinë dhe mirësinë e tij ku astaj Shën Nikolla u bë objekt i shumë legjendave.

Thuhet se ai dha të gjithë pasurinë e tij të trashëguar dhe udhëtoi në fshatra duke ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët.

Një nga tregimet më të njohura të Shën Nikollës,është koha kur ai shpëtoi tri motra të varfra nga shitja në skllavëri ose prostitucion nga babai i tyre,duke u siguruar atyre një pajë që të mund të martoheshin.

Gjatë shumë viteve, popullariteti i Nikollës u përhap dhe ai u bë i njohur si mbrojtësi i fëmijëve dhe marinarëve.Dita e festës së tij festohet në përvjetorin e vdekjes së tij,pra më 6 dhjetor.

Kjo tradicionalisht konsiderohej si një ditë me fat për të bërë blerje,ose për t’u martuar.Nga koha e Rilindjes,Shën Nikolla ishte shenjtori më popullor në Evropë.Emri Santa Claus rrjedh nga pseudonimi holandez i”Nick,Sinter Klaas”,një mënyrë e të shkurtuarit Saint Nikolaas (holandisht për Shën Nikollën).

Nga aty Shën Nikolla dhe imazhi i ti depërton edhe në kulturën popullore amerikane kah fundi i shekullit të 18-të vitit 1773.

Në vitin 1804, John Pintard, një anëtar i Shoqërisë Historike të Nju Jorkut,shpërndau punimet në dru të Shën Nikollës,me ilustrime të ndryshme dhe veshjeve me imazhe tashti të njohura të Baba Dimrit.

Dhjetor/2022

By admini