Kuvendi i Komunës së Tuzit miratoi me shumicë votash ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Tuz, në vitin 2023.


Përkthyer dhe marrë nga cdm

Në seancën e sotme, e fundit për këtë vit, Kuvendi gjithashtu aprovoi buxhetin për vitin 2023 në vlerë mbi 8.2 milion euro.

Për këto pika, pro votuan këshilltarët e Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), këshilltari i Demokratëve dhe dy këshilltarët e opozitës nga radhët e DPS-së, Elvir Kajoshaj dhe Danjela Gjelaj.

Partia Boshnjake nuk votoi pro emërtimit të kopshtit të fëmijëve në Tuz, por mbeti e përmbajtur.

Ndërkaq, lokacioni i vendosjes së monumentit të Skënderbeut do të përcaktohet me një pikë të veçantë në të ardhmen.

By admini