festivali vallja dyshe

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet Tona” do të organizojë më 23 dhjetor 2022, me fillim nga ora 18, edicionin e radhës të Festivalit mbarëkombëtar të valleve dyshe “Dyshja na bashkon”. Edicioni i parë i këtij festivali është mbajtur në Prishtinë kurse i dyti në Kurbin, Shqipëri. Nga pjesmarrja dhe paraqitja serioze e ansamblit tonë në dy edicionet e para, ideatoret dhe nismëtarët kanë caktuar qytetin tonë të Ulqinit si nikoqir të festivalit të radhës për të vazhduar më tej edhe në qytete tjera si Shkupi, Presheva etj. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë lirike dhe epike shqiptare, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe më gjërë, kështu thuhet në një njoftim nga AKV “Trojet Tona”.

Vallet masive kanê burimin tek vallet dyshe prej ku edhe ka lindur ideja e krijimit e këtij eventi.

Vallet dyshe në përgjithësi janë valle që bëjnë pjesë tek vallet lirike dhe epike, por në veçanti ato ndahen me rajone ku paraqesin edhe kulturat te ndryshme të trevave shqiptare. Trevat shqiptare karkterizohen me numër të madh valleve dyshe dhe në këtë pikë edhe qyteti jonë, Ulqini, ka çka të prezantojë. Këtë pasuri tonë duhet ruajtur nga humbja ose edhe nga tjetersimi.

Festivalit mbarëkombëtar i valleve dyshe “Dyshja na bashkon” vlerësohet si ngjarja e rëndësishme kulturore e cila tërhjek edhe numër të madh të vizitorëve.  Ky është rast i mirë që edhe Ulqini të shndërrohet në qendër dhe vendtakim të ansambleve shqiptare nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit jashta sezonit turistik, përfundon njoftimi i AKV “Trojet Tona”.

By admini