Përkthyer nga CEDEM

Partia Demokratike të Socialistëve (DPS), nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, do të përkrahnin 27.7 për qind e qytetarëve kurse Lëvizja Evropë tani 15.2 për qind, këto janë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM), transmeton Ulqini Online.

Sipas hulumtimit të CEDEM-it, 14,2 për qind e qytetarëve do të mbështesin Frontin Demokratik (DF), 13,1 për qind Demokratët, 4,9 për qind Lëvizjen Qytetare URA, ndërsa 4,1 për qind e qytetarëve malazezë do të votonin për Partinë Boshnjake (BS).

Ky hulumtim i cili u realizu nga 2 deri më 17 dhjetor, në një kampion prej 1019 të anketuarish, tregon se Partia Socialdemokrate (SDP) do të merrte mbështetjen e 3.3 për qind dhe Partia Popullore Socialiste 3.2 për qind e qytetarëve.

Sa i përket trupit votues shqiptar hulumtimi tregon 1.7 për qind të qytetarëve do të votonin Unionin Demokratik të Shqiptarëve, Alternativa shqiptare do të merrte 1.3 për qind të votave, ndërsa Forca 0.8 për qind të votave. Partitë tjera shqiptare nuk figurojnë në këto rezultate.

By admini