Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet në ciklin e dytë në programet e studimit Master Profesional dhe Master Shkencor pranë Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi” për vitin akademik 2022-2023, të aplikojnë direkt pranë fakultetit përkatës deri në datën 18.10.2022.
Dokumentacioni i nevojshëm per aplikim është:
- Diplomë, ose fotokopja e saj, të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve.
- Fotokopje e noterizuar e deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, maturës shtetërore, në mungesë të saj dublikatë të saj të vërtetuar në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ose listë notash lëshuar nga arkivi i shtetit.
- Formular aplikimi Shtojca nr. 6
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
- 2 fotografi personale.
Për informacione më të hollësishme lidhur me numrin e kuotave për shqiptarët nga Mali i Zi, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Për çdo sqarim mundë të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.