Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Ardijan Mavriq ka thirrur Mbledhjen e parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës.

Rendi i ditës së kësaj mbledhjeje do të jetë si më poshtë.

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 29.07.2022
  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve
  2. Propozimi i Programit të punës së Kuvendit për tremujorin e katërt të vitit 2022.
  3. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimit dhe gjuetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  4. Propozim Vendimi për dhënen e pëlqimit në Statutin e SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimit dhe gjuetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  5. Propozim Vendimi për dhënen e pëlqimit në Statutin e SHPK “Parking servis” Ulqin
  6. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-082/22-1177 të datës 13.09.2022 për shkarkimin e Skender Rexhoviq nga anëtarësia e Bordit të drejtorëv të SHPK “Vodacom”
  7. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryearit të Komunës nr. 01-082/22-1178 të datës 13.09.2022 për emërimin e Dollaku Gentit për anëar të Bordit të drejtorëve të SHPK “Vodacom”
    ZGJEDHJE DHE EMËRIME
  8. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK “Veprimtaritë komunale” Ulqin
  9. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për emërimin e drejtorit ekzekutiv të SHPK “Veprimtaritë komunale” Ulqin
  10. Propozim Vendimi për emërimin e Asmir Çoboviq për anëtar të Bordit të drejtorëve të SHPK “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit, mbarështimin dhe gjyetinë e egërsirave dhe peshkim” Ulqin
  11. Propozim Vendimi për emërimin e Mirsad Markashit për anëtar të Bordit të drejtorëve të NP “Qendra për kulturë”
    Mbledhja do të mbahet, më 13.10.2022 (e enjte) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 11:00.

By admini