U.D. drejtoresha e Qendrës për Kulturë në Ulqin nëpërmes një komunikate për opinion ka treguar për problemet shumta në këtë ndërmarrje.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë Informatën lidhur me gjendjen e Qendrës për Kulturë në Ulqin.
Të nderuar qytetarë,
Pas një periudhe njëmujore si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Ndërmarrjes Publike “Qendra për Kulturë” – Ulqin, e shoh të nevojshme të informoj opinionin e gjerë në lidhje me gjendjen me të cilën përballet Qendra.
Problemi kryesor është riorganizimi, gjegjësisht transformimi i Ndërmarrjes Publike në Institucion Publik, ashtu siç është e paraparë me propozim të Qeverisë së Malit të Zi nr. 06-1388/3 të datës 29.06.2012, gjë që nuk është kryer akoma sot dhe ne ngelemi komuna e vetme në Mal të Zi e cila vazhdon të ketë ndërmarrje publike për kulturë, gjë që nuk është në përputhje me standardet institucionale të përcaktuara për kulturë. Midis të tjerash, Vendimi për themelim të NP-së është i vitit 1992 (nr. 01-153/92-7 i datës 11.02.1992) dhe Statuti është i vitit 1994. Ministria e Kulturës e Malit të Zi në vitin 2014ka përgatitur Raportin për implementimin e Ligjit për kulturënë nivel komunal ku për NP-në “Qendra për Kulturë” – Ulqin,përveç shumë vërejtjeve dhe mangësive të tjera, theksohet: “…padyshim që ekziston mospërputhje e plotë e akteve me Ligjin për kulturë, gjë që tregon se të gjitha veprimet që dalin nga zbatimi i këtyre akteve, janë në mospërputhje me ligjin.” Ende sot, Qendra për Kulturë vazhdon të jetë në po të njëjtën situatë, me po të njëjtin Vendim për themelim, Statut, mosharmonizim të Statutit me Ligjin për kulturë dhe e pariorganizuar.
Kjo situatë rëndohet në momentin që i shtohet problemi i regjistrimit në Regjistrin Qendror të Subjekteve të Biznesit, ku Qendra për Kulturë rezulton e regjistruar për herë të fundit në vitin 2012, derisa që nga ai vit e deri më sot janë emëruar tre drejtorë dhe gjashtë Këshilla Drejtuese, ku të gjithë rezultojnë të paregjistruar dhe inekzistentë.
E gjithë situata e krijuar ndër vite, ndoshta nga pakujdesia dhe neglizhenca, e rëndon gjendjen e sotme në Qendër sepse punëtorët vazhdojnë të jenë pa rroga që pesë muaj.
Qendrës për Kulturë i mungon stafi për të kryer punët administrativo-juridike dhe ekonomike. Mungojnë kushtet teknike për punë, mjetet themelore të punës, infrastruktura vende-vende rrezikon jetën e punëtorëve.
Përveç këtyre problemeve, NP “Qendra për Kulturë” – Ulqin është në procese gjyqësore me punëtorët në pension për shkak të kontributeve të papaguara ndër vite,me të tjerë për mosshfrytëzim të pushimeve vjetore, me anëtarët e Këshillave Drejtuesetë mëparshme(gjithashtu të papaguar), të cilët, si duket, nuk janë angazhuar sa duhet për t’i zgjidhur problemet e Qendrër, porangazhohen tani për t’i shtuar ato.
Borxhet më të mëdha për momentin Qendra i ka kundrejt Administratës Tatimore në lidhje me kontributet e punëtorëve që rezultojnë të papaguara me vite të tëra. Vijon borxhi ndaj Shpërndarësit të Energjisë Elektrike, SHPK-së “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, SHPK-së “Veprimtaritë Komunale”, si dhe plot borxhe të tjera të dala nga aktivitetet etj.
Është më se e qartë se nga kjo situatë është shumë e vështirë të dilet.
Hapat që na presin do të ishin: të punuarit në pajtim me ligjin, riorganizimi i Qendrës, adoptimi i akteve ligjore konform pakos së ligjeve për kulturë, përpilimi më real i planit financiar, angazhimi i profesionistëve dhe formimi i administrates adekuate, kultivimi dhe promovimi i kulturës autoktone-vendase, ruajtja me fanatizëm dhe digjitalizimi i trashëgimisë kulturore dhe fondit bibliotekar, përmirësimi i infrastrukturës së ndërtesës së Qendrës…
“Është e mahnitshme se çfarë mund të arrish nëse nuk të intereson se kush i merr meritat.” Le të punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve!
u.d. Drejtoreshë
Adriana Hoxha