Me rastin e 5 Tetorit, DITËS NACIONALE TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR BIBLIOTEKA, mbështetëm aksionin BIBLIOTEKAT PËR STUDENTË, organizuar nga Biblioteka Qendrore Universitare e Universitetit të Malit të Zi, brenda së cilit, të mërkurën, më 5 tetor nga ora 08-19, në Bibliotekën tonë të gjithë studentët e interesuar mund të marrin anëtarësim falas njëvjeçar, pavarësisht se a studiojnë në universitete publike ose private, kështu thuhet në një komunikatë të Bibliotekës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Qëllimi i shënimit të Ditës Nacionale të Ndërgjegjësimit për Biblioteka është të kujtojë opinionin publik për rëndësinë e pjesëmarrjes së bibliotekave në procesin e arsimit formal dhe jo-formal, si dhe të kontribuojë në ngritjen e nivelit të ekspertizës së stafit të bibliotekave në Mal të Zi dhe të edukimit për informacionin të përdoruesve të bibliotekave.
Ky program zbatohet në kuadër të projektit Erasmus+ të Rrjetit të Shërbimeve për Mbështetjen e Bibliotekave të Ballkanit Perëndimor (LNSS).