
Ilustrim
Me datë 01-02.10.2022 në Tiranë u organizua turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së “Albania open 2022” i nivelit G2/E2, nivel ky i cili shërben për rang listën botërore. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi 863 sportist, 229 ekipe nga 56 vende të botës.
Në këtë garë të këtij niveli u paraqitë edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me katër sportistë, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Enes Dushku. Me këto gara të nivelit G2/E2 pretendojmë të grumbullojnë sa më shumë pikë në mënyrë që të ngritemi sa më lartë në renditjen botërore, rënditje e cila do ti dërgojë më lehtë në kampionatin Europian për kadet i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta .
Sportisti nga Ulqini Enes Dushku pas dy ndeshjeve të fituara në finale u ndal nga nënkampioni i botës dhe kështu fiton medaljen e argjendit në kategorinë kadet -61kg dhe pikë të vlefshme që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lartë në rang listën botërore.
Ndërsa garueset Sara Kraja, Arta Ismailaga dhe Amella Nuti u ndalen në ndeshjet e para, sidoqoft paraqitja e sportistëve tanë ishte shumë e mirë pasi jemi në prag të kampionatit Evropian jemi edhe në faza të provave të ndryeshme ashtu siç i kërkon edhe programi i stërvitjeve pregatitore.
Sportistëve ju uroj shumë suksesë pasi janë duke bërë një punë të shkëlqyer dhe të mbahet i gjithë ky ritëm kërkon energji, mund, sakrific, kohe dhe shpenzime shumë.
Falenderoj prindërit për bashkëpunim dhe mbështetje, Komunën e Ulqinit për përkrahje, sponsorët etj.
Përgadititi:
Fikret Dushku, prof.