
Ilustrim: Ostrosi
Një nga komunat në të cilat do të ketë numrin më të madh të listave në zgjedhjet e ardhshme lokale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 23 tetor, është komuna e Tivarit ku bënë pjese edhe zona e Krajës. Në zgjedhjet lokale në këtë qytet do të dalin 10 lista zgjedhore, shkruan Ulqini Online.
Një fakt që bie në sy, sidomos për votuesin shqiptar, është që asnjëra nga këta lista nuk do të jetë listë shqiptare. Për hir të vertetës, Alternativa shqiptare është i vetmi subjekt politik shqiptar që do marrë pjesë në këtë zgjedhje, por ajo do të jetë pjesë e koalicionit URA-CIVIS-ASH.
Në zgjedhjet e fundit në Krajë partitë shqiptare kanë marrë numrin më të madh të votave.