
Nga Luljeta Avdiu Cura*
Ekspozita me titull “Nostalgji….” me piktura të piktorit Nazim Sukubina, do të mbahet në Galerinë e Qendrës për Kulturë, ditën e mërkurë me datë 5 tetor, në ora 19.00.
Biografia
Nazim Ujkashi-Sukubina u lind në vitin 1952 në Sukubinë. Shkollën fillore e ka përfunduar në Sukubinë dhe Katërkollë nga viti 1960-66.
Në vitin 1966 i drejtohet me lutje Shkollës së Artit në Pejë për t’u regjistruar por përgjigjja nga institucioni në fjalë qe negative me pretekstin se nuk pranohen nxënësit nga republikat e tjera.
Regjistrohet në shkollën e mesme hotelerike në Ulqin.Tetë vite ka punuar si punëtor hotelier gjatë sezonës.Gjatë kësaj periudhe ka shitur edhe portretet të cilat i pikturonte dimrit në Anë të Malit.
Nga vitet 1974-76, u angazhua në SH.K.A “Zgjimi” në Sukubinë .
Tre herë ka bërë përpjekje për t’u regjistruar në Akademinë e Artit në Prishtinë por komenti i profesorave; se Nazimi është shumë i pjekur lë pa fjalë djaloshin me ëndrra të mëdha.
Mbas termetit të vitit 1979, Nazimi punon një verë në Dubrovnik dhe aty njoftohet me bashkëshorten.Mërgon në Köln të Gjermanisë , ku jeton ende edhe sot.Në Gjermani ka punuar 40 vite si punëtor në hoteleri të lartë dhe paralelisht është angazhuar si piktor, ilustrator dhe ka qenë shumë aktiv në jetën kulturore të vendbanimit të ti j( Köln-Brück) dhe është marrur me ilustrime për libra, karnevale etj.
Kohëve të fundit është angazhuar në përpilimin e Artit Dixhital në opinionin botëror( world community) për programe të njohura: photoshop, procreate, infinity painter etj.
Sëbashku me bashkëshorten Moniken rriten dhe edukuan dy vajzat; Sabrinen-magjistre e artit historik, punëtore në Universitetin e Kolnit dhe Corinen-juriste, doktorante për të drejtat e njeriut.
Kjo është hera e parë që piktori në fjalë hap ekspozitë në vendlindje.Ngjarja në fjalë do të jetë ngjarje e veçantë për qytetin tonë sepse pikturat e tij përmbajnë në vetvehte antropologji dhe jo vetëm.Nostalgjia dhe malli për vendlindjen kanë bërë që Nazimi mallin në fjalë ta qesin në pikturë.
Aktivitetin e financon Komuna e Ulqinit.
Ju mirëpresim!
*Marrë nga faqja e autorës në facebook