Një zjarr i madh ka rënë pak pas orës 14:00 të ditës së sotme në kodrën Pinjesh, i cili ka përfshirë një pyll me pisha jo shumë larg hotelit “Albatros”. Sipas të dhënave nga qendra e njësisë zjarrfikëse të Shërbimit të Shpëtimit të Ulqinit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllit.

Për momentin të gjitha resurset dhe personeli i këtij shërbimi është në terren por në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët e tyre nga Tivari.

Vendi është shumë vështirë i qasshëm gjë që vështirëson shuarjen.

By admini