Përfundon edicioni i shtatë i festivalit Seanema


Edicioni i shtatë i festivalit të filmit Seanema përfundoi të shtunën me ndarjen e çmimit për filmin më të mirë të shkurtër, kushtuar dy projekteve filmike — Samir Karahodës për filmin “Pa vend” dhe Maria Apçevskës për filmin“North pole”.

Juria e përbërë nga producentja Biljana Vushoviq, aktori Jovan Jelisavçiq dhe regjisorja Marija Zidar, veçoi tre tituj “që sollën kohezion në të gjitha aspektet artistike dhe shkaktuan ndjesi të thella si dhe një debat të gjatë mes anëtarëve të jurisë”. Për filmin e Samir Karahodës “Pa vend”, juria u shpreh se në”vetëm pesëmbëdhjetë minuta, përmes rrëfimit mjeshtëror pamor dhe një historie intime për emigracionin, autori sjell një histori që vlenpër të gjithë Ballkanin, por edhe më gjerë”. Për filmin e shkurtër të Maria Apçevskës,“North pole”, juria deklaroi se ai “sjell në mënyrë shumë delikate dhe intime një histori rreth presionitmes bashkëmoshatarëve e në nivel personal gjatëperiudhës më të ndjeshme të jetës, rritjes”. Një çmim special iu dha filmit tëregjisorit Rok Biçek “Penalty shot”, i cili sipas jurisë meritoi një vlerësim të veçantë për mënyrën se si ai portretizon emocionet therëse të dhunës dhe historinë e traumave të jetës që përcillet brez pas brezi.

Në periudhën nga data 13 deri më 16 shtator, në festival u shfaqën 18 filma në kategori të ndryshme: program konkurrues dhe program revial, program kushtuar autorëve të rinj nga Mali i Zi, program special i quajtur “përballja me të kaluarën”si dhe një punëtori edukative për studentët me emrin “Festival Ready”. Në kuadër të programit revial u shfaqën tre produksione filmikeshoqëruar me diskutime të hapura rreth temave që trajtuan, dokumentari “Pajtimi” i regjisores Marija Zidar, filmi artistik “Motrat”​​i regjisores Dina Duma dhe ” Pas dimrit” nga regjisori Ivan Bakraç. Publiku pati mundësinë të ndjekë edhe premierën e filmit të autores malazeze Tamara Millosheviq,“Veçori të veçanta”, shfaqjen e dy filmave të shkurtër me temë “përballja me të kaluarën” – “Betimi” i Mladen Ivanoviqit dhe “Një shoqëri e ndarë” e Aleksandër Risotski, si dhe dy masterklase të titulluara #supportlocalstories (“mbështet historitë lokale”) me regjisoren sllovene Marija Zidar dhe regjisorin shqiptar Erenik Beqiri.

Gjatë edicionit të shtatë u mbajt punëtoria e tretë e Rrjetit Ballkanik të Filmit të Shkurtër të sapokrijuar (“Balkan Short Film Network”), qëllimi i të cilit është të kontribuojënë decentralizimin e kulturës, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e filmave të shkurtër si formë artistike, si dhe duke fuqizuar dhe prezantuar talentet e rinj nga rajoni. Në punëtorinë e tretë “Festival Ready”, pjesëmarrësit nga rajoni punuan me trajnerët nga Mali i Zi, Dushan Kasalica dhe Daniela Radulloviq, në zhvillimin e strategjive për festivale dhe prezantimin e projektevefilmike pas prodhimit. Fituesëvetë punëtorisë së tretë, filmit studentor “Kërcim me kokë”, me regji të Nikolla Romçeviq dhe produksion të Milica Milinkoviq, iu dhurua një kupon nga agjencia kreative DAA Montenegro me qëllim të finalizimit profesional të komunikimit vizual të projektit. Rrjeti Ballkanik i Filmit të Shkurtër, i cili u themelua në maj të këtij viti nga Bashta Fest, Drim Short Film Fest dhe Seanema Film Festival, u mbështet nga Fondi për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Fund).

Edicioni i shtatë i festivalit Seanema u mbajt në Qendrën e Kulturës në Ulqin dhe u mbështet nga Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit, Qendra e Kulturës dhe Organizata Turistike, si dhe partneri komercial i festivalit DAA Montenegro.

By admini